Rizvanolli nuk e përjashton mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se me uljen e temperaturave parashihet që çmimi i energjisë elektrike të rritet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në stinën e dimrit.

Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm, por kjo sipas saj do të jetë e përkohshme.

“Siç e dini gjatë muajve të verës disa njësi të termocentraleve kanë qenë në remont dhe për pasojë kapacitetet tona nuk kanë mundur ta mbulojnë kërkesën. Pas kësaj është marr vendimi për shpalljen emergjente me rrymën. Duke qenë se situata nuk pritet të stabilizohet, mirëpo pritet që të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, duke qenë se bien temperaturat e konsumi të rritet, me gjithë gjatë dy javëve te fundit kemi parë një ulje të çmimit në tregun evropian, por kjo do të jetë e përkohshme”, ka thënë Rizvanolli.

Këtë të martë,  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Kjo ishte kërkesë e  ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka kërkuar në këtë Komision që këto masa të propozuara nga Qeveria të vazhdojnë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika