Rizvanolli nuk morri pjesë në mbledhjen për “Trepçën”, Haziri: Nuk e kanë guximin të ju dalin para syve minatorëve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për mospjesmarrjen e ministres Rizvanolli në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për "Trepçën", ka thënë se ata (Qeveria) nuk e kanë guximin të ju dalin para syve minatorëve

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) njëherit, ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar lidhur me situatën e fundit të minatorëve të cilët janë në grevë urie.

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua lidhur me këtë çështje dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk ishte prezente.

Lexo dhe: Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për “Trepçën”, kritikohet nga opozita

Për këtë çështje, Haziri ka thënë se ata (Qeveria) “nuk e kanë guximin të ju dalin para syve”, duke i cilësuar minatorët si gardianët e vlerave të Republikës.

“Minatorët janë gardianët e vlerave të Republikës, ata nuk e kanë guximin të ju dalin para syve, këtë e dijmë ju dhe ne se pse!”, ka shkruar Haziri.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar pamje nga takimi i saj me ambasadorin Mehdi Halimin me “Proparco” dhe odat e bizensit “Medef & Business France”, në Francë.

Lexo dhe: Nuk morri pjesë në mbledhjen e Komisionit për “Trepçën”, Rizvanolli publikon pamje nga takimi i saj në Francë

Ajo ka bërë të ditur se në këtë takim e ka prezantuar “Pakon investive të Kosovës për energji 2023-25”.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika