Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës [KEK] ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës.
Rizvanolli përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se do të sigurohen që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar.
“ KEK-u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishmetë Kosovës, dhe do të sigurohemi që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar. Përmes ekspozitës “A, POWER PLANT” e kuruar nga Gazmend Ejupi, e realizuar me përkrahje të GIZ Kosovo në kuadër të #KSDW-së e skulpturave të konceptit “vizatime në ajër” nga Burim Berisha, refelektuam mbi rolin historik të KEK-ut jo vetëm në sektorin tonë të energjisë por në zhvillimin e ekonomisë e të shtetit tonë”, ka shkruar Rizvanolli.