Rizvanolli për laboratorët e lëndëve narkotike: Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në veri kundërshtohet nga bandat kriminale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për laboratorët e lëndëve narkotike ka thënë se kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet nga bandat kriminale

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, gjatë operacionit policor të koduar me emrin “Shpata”.

Sipas saj, kjo është arsyeja pse pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dielën e 12 shkurtit, Policia e Kosovës ka shkatërruar edhe laboratorin e tretë të drogës.

Sipas tij, “vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro”.

“Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe Petkoviq. Siç kemi thënë barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve”.

Ministri i këtij dikasteri ka thënë se asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët.

“Kjo kohë ka marrë fund. E drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika