Rizvanolli për zhvillimet e fundit në KEK: S’kemi marrë asnjë informatë zyrtare, po presim faktet nga institucionet e drejtësisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë se si dikaster nuk kanë pranuar asnjë informatë zyrtare

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë se si dikaster nuk kanë pranuar asnjë informatë zyrtare dhe se po presin faktet nga institucionet e drejtësisë.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit, Rizvanolli ka theksuar disa nga ato që ajo i quan fakte në lidhje me zhvillimet në KEK gjatë vitit të fundit.

“Në lidhje me rastin e bastisjes së djeshme, si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare, do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehemi. Dua që me këtë rast të theksoj disa fakte në lidhje me zhvillimet në KEK gjatë vitit të fundit”, tha ajo.

Sipas saj, kriza energjetike është menaxhuar me efekte minimale te konsumatorët.

“Kjo falë edhe angazhimit të punonjësve të KEK-ut, bordit, me z. Haziri në krye dhe kryeshefin ekzekutiv Nagip Krasniqi”.

Ajo ka theksuar se KEK si ndërmarrje publike ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizës.

“Përkundër sfidave në realizimin e investimeve kapitale, KEK gjatë 2022 ka realizuar planin e prodhimit në masën 97.6 për qind. Termocentrali Kosova A ka realizuar 96 për qind të planit, përderisa Kosova B ka realizuar 99 për qind të planit. E dyta KEK përmes marrëveshjes me KESH, ka deponuar 250 gigawat teprica në Shqipëri të cilat i kemi marrë gjatë muajve të dimrit, duke i kursyer qytetarët e Kosovës me rreth 50 milionë euro”.

Po ashtu, Rizvanolli tha se gjatë 2022 KEK ka shënuar gjithashtu rezultate të tjera në operim.

“Duke përfshirë këtu eksportin e 581 gigawat orëve në vlerë prej 117 milionë eurosh, uljen e shpenzimeve operative, realizimin e rreth 20 milionë eurove kapitale. Meqë jemi te rastet e dërguara në prokurori, ju njoftoj që nga fillimi i mandatit tonë, Ministria e Ekonomisë dhe ndërmarrjet publike kanë dorëzuar mbi 30 raste të ndryshme. Vetëm nga KEK gjatë 2021-2022, KEK ka dorëzuar në prokurori më shumë se 20 lëndë”.

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika