Ministrja e Ekonomisë ka pritur në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, i cili shihet i shoqëruar nga drejtori ligjor, Dirk Buschle dhe ekspertja për energji, Olena Antonova.
“Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e reformave legjislative në sektorin e energjisë në vendin tonë”, njofton ministrja Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomsië ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar rreth reformave të fundit që janë duke u zhvilluar në sektorin e energjisë, situatës energjetike në vend e rajon dhe hapat tutje që duhet ndërmarrë.

“Z. Lorkowski së bashku me anëtarët e delegacionit shprehën gatishmërinë e Sekretariatit në ofrimin e asistencës së nevojshme për të siguruar zhvillimin e një sektori të besueshëm dhe të qëndrueshme me energji”, ka shtuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.