Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se nga 11 kryeshefat ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit të tyre, 9 prej tyre “kanë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë”.
“7 janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellur njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe 2 prej tyre janë gra”, ka shkruar ministrja Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë ka theksuar se “Besimi në Qeverisje si dhe rekrutimi transparent e i bazuar në merita çon peshë!”.
“Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen”, ka potencuar tutje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.