Rizvanolli: Situata me energjinë pritet të përkeqësohet, s’do të thotë që do të ketë reduktime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se situata me energji pritet të përkeqësohet gjatë javëve në vijim duke marrë parasysh uljen e temperaturave në gjithë Evropën, por kjo sipas saj nuk do të thotë që do të ketë reduktime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë për media

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë se në javët në vijim pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Evropën.

Megjithatë, Rizvanolli ka thënë se  “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Evropën. Po hyjmë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, ka thënë Rizvanolli.

Kjo pasi çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane sipas saj pritet të rriten dhe se konsumi pritet të rritet gjithashtu.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur që ndalohet përdorimi i energjisë për kriptovaluta.

“Duke qenë se furnizimi me energji vazhdon të ketë lidhje me rritje të çmimeve që pritet të jenë gjatë muajit shkurt dhe mars sipas ligjit për energjinë propozojmë masat emergjencës për furnizim me energji. Ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë për kriptovaluta. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të komitetit teknik emergjent siç parashihet me ligj”.

Rizvanolli ka thënë se gjatë këtij viti parashihen investime deri 50 milionë euro për energji efiçente.

Ndryshe, të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji.

Sipas arsyetimit, kjo zgjatje po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të rrymës në bursat ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika