Rizvanolli – Tahirit: Si është e mundur të dini kaq shumë rreth tenderave?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK i ka pyetur deputetët nga opozita se si është e mundur që ata të dinë kaq shumë rreth tenderave.

“Desha të pyes deputetët e opozitës pse keni pyetur për tenderat e korporatave të tjera dhe ju i dinit në detaje se kush është X dhe Y përfitues, por ne këtu kemi jetuar dhe e dimë si keni funksionuar. Desha të ju pyes se pse përgjatë këtyre dy viteve aq pak keni folur për politikat, por aq shumë dini për tenderat. Nuk do t’ju pyes, sepse ju njoh, andaj nuk ka nevojë për përgjigje”, ka thënë Rizvanolli.

Kësaj i është kundërpërgjigjur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Ministre bre, është e lehtë me pa se çfarë kontrate njëburimore ka nënshkru Nagip Krasniqi, qe dokumentin ku e kam. Kontrata njëburimore për sigurimin e objektit të KEK-ut 46 milionë, thu ti s’ka kompani tjetër të sigurimit. Ju ministre nuk guxoni me shkarku Nagip Krasniqin”, ka thënë Tahiri.

Përderisa ministrja replikoi me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, ky i fundit u largua nga tavolina e tij dhe nga fundi i sallës e dëgjonte teksa fliste.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika