Rizvanolli thirrje komunave: Të kufizohet kohëzgjatja e ndriçimit në festat e fundvitit

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u ka bërë thirrje komunave të Kosovës, që ta kursejnë energjinë elektrike edhe në festat e fundvitit.

Rizvanolli, tha se planifikon të marrë masa sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit duke e kufizuar kohëzgjatjen dhe masën që këto përdoren.

“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mos ndriçim të shesheve apo për festat e fundvitit. Masat që i kemi marrë para një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ, ndërsa sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit, planifikojmë të marrim masa duke e kufizuar kohëzgjatjen dhe masën që këto përdoren”, ka thënë Rizvanolli.

“Është e rëndësishme që komunat të mundohen që kohëzgjatja e dekorimit dhe mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe ta kenë parasysh konsumin e energjisë dhe koston që e ka me vete”, ka vijuar ajo.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika