Robinson: ShBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj

Zyrtari i lartë amerikan, Robinson ka deklaruar se ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Todd D. Robinson, në deklarimin e tij pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë porosia e tij është të tregojë se ShBA-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj.

Robinson ka deklaruar se ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit.

Ai ka thënë se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë kosovarët.

“Fakti që jam këtu tregon mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për qytetarët e Kosovës. Porosia ime është që ShBA-ja është këtu për t’iu mbështetur në përpjekjet e tuaj për të ndërtuar institute jetike të sigurisë e gjyqësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë”, ka deklaruar Robinson.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika