Mesfushori i Man Cityt dhe Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij.
Rodrigo Hernandez Cascante fitoi në Euro 2024 me Spanjën, ndërsa me Man Cityn fitoi titullin e Kampionit, Superkupën e Evropës për klube, Kampionatin e Botës për klube.
Ai kontribuoi me 12 gola dhe 14 asistime.
Rodri mposhti në një garë të ngushtë yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, që po ashtu kishte një sezon të shkëlqyer me klubin, por jo me vendin e tij./Telegrafi