Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar me gurë në veri të vendit nga persona të paidentifikuar.
“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. I uroj ekipit televiziv të Klan Kosovës shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.
The German Embassy in Pristina strongly condemns, once again, violence against journalists. Media must be allowed to work freely and without fear of violence. We wish @klankosova_tv TV crew a speedy recovery. https://t.co/OIUGOuVFoq
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 27, 2022
Të hënën në veri të vendit, specifikisht afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është sulmuar me gurë një ekip i mediumit Klan Kosova.
Klan Kosova kishte raportuar se nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi.
Drejtori i këtij mediumi, Adriatik Kelmendi, kishte thënë se gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta, dhe se ky sulm është kryer nga serbë të maskuar.
Sulmohet me gurë një ekip i gazetarëve në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi