Rohde falënderon Kosovën për strehimin e gazetarëve nga Afganistani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur falënderues ndaj shtetit të Kosovës për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afgan në Kosovë.

Ky veprim i shtetit të Kosovës, sipas Rohdes është mbështetje për lirinë e shtypit dhe mbrojtje për gazetarët e rrezikuar.

“Falënderojmë @MFAKOSOVO për ofrimin e strehimit për pesë gazetarë nga Afganistani me mbështetjen në bashkëpunim me organizatat partnere @ECPMF dhe @AGK_AJK”, ka thënë ai.

“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova strehon gazetarë të huaj. Më parë shteti i Kosovës i kishte strehuar disa gazetare nga Ukraina e cila është në luftë me Rusinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika