Rohde: Formimi i një qeverie të qëndrueshme, kyç për stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rohde tha se një shumicë e qëndrueshme dhe konsensusi janë kyçe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde.

Rohde gjithashtu nënvizoi ndikimin e politikave ekonomike ndërkombëtare si ato të SHBA-së, në stabilitetin ekonomik global dhe tregjet financiare.

“Sigurisht. Në afat të gjatë, nëse nuk ka stabilitet, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Dua të them, ju e shihni tani: keni politikën doganore amerikane, e cila ndikon në çdo vend dhe vendet po reagojnë ndaj saj. Dhe kjo, natyrisht, ndikon në stabilitetin ekonomik. E shihni edhe në tregjet e aksioneve, të cilat po bien”, tha ai.Ambasadori përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.

“Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese. Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”, tha ambasadori Rohde.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika