Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar përkushtimin e Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme ndaj KFOR-it.

Rohde ka shtuar se ky përkushtim riafirmohet me rritjen e fundit të kontingjentit gjerman në rajon, teksa ka uruar gjithashtu komandantin e ri të misionit, gjeneralmajorin italian Enrico Barduani, i cili ka marrë zyrtarisht detyrën e tij si komandant i KFOR-it.

Ambasadori shprehu besimin se rritja e kontingjentit gjerman do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, duke mbështetur angazhimin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent”, ka shkruar Rohde në X.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika