Rohde kërkon nga Kosova zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, thotë se kjo i hap rrugë drejt BE-së

“Mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian e kemi shumë për zemër, por edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, ka deklaruar ambasadori gjerman teksa ka kërkuar nga Kosova të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Rohde tha se sundimi i ligjit “à la carte” (të zgjedhësh gjërat sipas dëshirës, jo sipas një parimi më të madh) nuk e hap rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës e as drejt Bashkimit Evropian.

“Mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian e kemi shumë për zemër, por edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

Kjo deklaratë e ambasadorit gjerman vjen në mbështetje të deklaratës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dje gjatë vizitës që i ka bërë Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar që vendimet e saj të zbatohen plotësisht.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, është shprehur Szunyog.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika