Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova që të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
Rohde, këtë e ka thënë përmes një postimi në platformën X, derisa ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme me përfaqësues të BE-së.
”I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim në mes të partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar Rohde.
Glad having been part of a round-table on 🇽🇰’s progress towards 🇪🇺 today. 🇽🇰 progresses faster than the other WEB-countries, yet more cooperation among parties in parliament & ethnic communities needed. Additionally, 🇽🇰 must make more efforts to implement agreements reached w/ 🇷🇸 pic.twitter.com/UEQiBpEWuw
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2023