Rohde lavdëron Kosovën për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

Ambasadori gjerman Jorn Rohde e ka quajtur të lavdërueshme veprimin e Kosovës për ndihmën e saj ndaj Ukrainës pavarësisht se Ukraina ende nuk e njeh atë si shtet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, me anë të ndihmës ushtarake.

E lidhur me njoftimin e ministrisë së mbrojtjes reagoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde e ka quajtur të lavdërueshme veprimin e Kosovës, pavarësisht se Ukraina ende nuk e njeh atë si shtet.

“Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende Kosovën , qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme, kryetar!”, shkroi Rohde.

 

Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ka njoftuar për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme, e cila përbëhet nga dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.

“Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt”, ka njoftuar ministri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika