Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje të plotë për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.
Rohde në një postim në platformën X, ka theksuar se është dakord në parim që këto struktura paralele nuk duhet të funksionojnë në Kosovë, por ka shtuar se procesi i mbylljes së tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Ai ka theksuar se aksione të tilla, si ai i zhvilluar sot, nuk mund të fitojnë zemrat dhe mendjet e qytetarëve të prekur.
“Më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.