Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje për angazhimin e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë, duke e vlerësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori nënvizoi se angazhimi i qeverisë kosovare do të kontribuonte në çeljen e mundësive për disbursimin e fondeve të para sipas Planit të Rritjes të BE-së.
“Përshëndes angazhimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me Serbinë në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes SË BE-së”, ka shkruar Rohde në X.
Si thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, ky i Kurtit qëndrim u theksua gjatë takimit të tij me Ndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”, thuhet në njoftim.
Welcoming the Kosovar Government’s 🇽🇰 clear and public commitment to continuing the 🇪🇺-led dialogue with Serbia in a constructive spirit.
This is a key step towards the first disbursement under the EU Growth Plan.https://t.co/vatfr47VcF— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 27, 2024