Rohde në Ditën e Evropës: Shpresoj që Kosovën ta shoh një ditë si pjesë të BE-së

"Shpresoj se do të ketë anëtare të reja së shpejti dhe një nga to shpresoj të jetë Kosova një ditë", ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Ditën e Evropës, duke thënë se Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa ka festuar këtë ditë, e cila u shënua me disa aktivitete në sheshin kryesor të Prishtinës, përmes një videomesazhi ka thënë se shpreson që një ditë Kosova do t’i bashkohet atë që ai e ka quajtur si projektin më të suksesshëm të paqes në botë, Bashkimin Evropian.

“Shpresoj se do të ketë anëtare të reja së shpejti dhe një nga to shpresoj të jetë Kosova një ditë”, ka deklaruar Rohde.

Sipas Rohdes, Gjermania po bën gjithçka për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit evropian.

“Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është projekt i plotë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika