Rohde: Ne qëndrojmë me Ukrainën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka shprehur mbështetjen e shtetit që përfaqëson ndaj Ukrainës tashmë kur janë bërë dy vjet nga agresioni rus.

“Dy vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, sulmi ndaj lirisë sonë vazhdon. Ukraina vazhdon të luftojë me guxim kundër agresionit Rus me trajnimet dhe tanket gjermane”, ka shkruar Rohde.

Tutje ai ka thënë se Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për të mbrojtur dhe rindërtuar shtetin ukrainas.

“Për aq kohë sa duhet ne qëndrojmë me Ukrainën”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Ndryshe, sot më 24 shkurt, bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se “kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse”.

Dy-vjetori i pushtimit të Ukrainës, udhëheqësit perëndimorë vizitojnë Kievin

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika