Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me deklaratën e këshilltarit të lartë amerikan, Derek Chollet se duhet të ecet tutje në lidhje me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Jam plotësisht dakord, është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka thënë Rohde.
Ndër të tjera, ai e ka mirëpritur pranimin e ftesës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar, për Asociacionin.
I fully agree: It is very important to move the discussion on ASM forward. Good to hear that Kosovan Minister Nenad Rasic has confirmed his participation in the planned ASM discussion on Jan 31 at the @USEmbPristina. https://t.co/wHs8OzdyzV
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 25, 2023
Ndryshe, të martën, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kishte biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën.
“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.
We also discussed the importance of Kosovo’s multiethnic character and moving forward with discussions of the Association of Serb Majority Municipalities in the context of the Dialogue, and the need for Kosovan Serb officials to return to their posts. https://t.co/6MlQgtDBaJ
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 24, 2023