Rohde pajtohet me deklaratën e Kurtit, thotë se nuk duhet humbur kohë nga zbatimi i plotë i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht, menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka theksuar se zbatimi i plotë i pikave të kësaj ujdie është nevojë e kohës.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar ai.

Kosova dhe Serbia dhanë dakordimin e tyre për Aneksin Zbatues të Planit Evropian për rrugën drejt normalizimit. Ky dakordim iu dha përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq dokumenti i dakorduar në tërësi iu paraqit edhe Këshillit Evropian.

Kurti, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social “Twitter” këtë të diel, ka thënë se ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër/Ohrid, HR/VP i BE-Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, shkroi Kurti.

Kjo marrëveshje nuk e përfshin njohjen reciproke në mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat, targat e veturave dhe vulat doganore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika