Rohde për diskutimet e takimit Kurti – Sarrazin: Të mira dhe intensive për rrugën përpara në Procesin e Berlinit

Diskutimet e këtij takimi, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i quan të mira dhe intensive për rrugën përpara në Procesin e Berlinit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Diskutimet e këtij takimi, Rohde i quan të mira dhe intensive për rrugën përpara në  Procesin e Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, kryeministrin Albin Kurtin, dhe të dërguarit tim për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit”, shkroi ai.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me Sarrazinin kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, ndër to edhe për lëvizjen me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga Samiti i radhës që do të mbahet në Berlin në 10-vjetorin e tij.

“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar emisarin gjerman edhe për rolin e tij në forcimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika