Rohde për incidentet në veri: Zero tolerancë ndaj dhunës, pro demonstratave paqësore

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka quajtur të papranueshme incidentet e ndodhura në veri të Mitrovicës, të martën e gjashtë dhjetorit





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i shqetësuar pas situatës së krijuar të martën e gjashtë dhjetorit, në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, sulmin ndaj zyrave zgjedhore komunale në Veri të Kosovës, Rohde e ka quajtur të papranueshëm.

Ai ka dhënë mbështetje të plotë për demonstrata paqësore, por ka thënë se ka zero tolerancë ndaj dhunës.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, të martën, në Zubin-Potok dhe Mitrovicë Veriore, persona të maskuar kanë dëmtuar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore duke përdorur mjete të rrezikshme.

Ndërkaq, në orët e vona është larguar mjeti shpërthyes, i cili gjendej në këtë objekt.

Lidhur me mjetin shpërthyes që tashmë është deminuar, zyrtarët policorë në mënyrë jozyrtare, thanë se bëhet fjalë për një granatë që nuk ka qenë e shpërthyer më parë.

Para kësaj, Policia e Kosovës kishte vendosur shirita te zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.

Krerët e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, i dënuan sulmet në veri, duke thënë se janë të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

ShBA-ja thotë se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara në veri





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika