Rohde për masat ndaj Kosovës: Tash është në dorën e shteteve anëtare

Ambasadori gjerman, Rohde ka deklaruar se është në duar të shteteve anëtare se cili do të jetë vendimi përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe gjithçka varet tash e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.

Rohde ka deklaruar se është në duar të shteteve anëtare se cili do të jetë vendimi përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja.

“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi i BE-së për dialogun ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, ka thënë Rohde.

Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, emisari Miroslav Lajçak u deklarua për media ku tha se arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë ka qenë për ta diskutuar rifokusimin në procesin e normalizimit dhe se çfarë hapa duhet të ndërmerren tutje.

Tutje, Lajçak kishte theksuar se në takim me Bislimin diskutuan për përshpejtimin e Marrëveshjes Bazike, por edhe për çështjen e Planit të Rritjes të BE-së.

“Çështja e dytë që e diskutuam ishte Plani i Rritjes, që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime. Por, për Kosovën e Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe këtu jam unë ai që duhet të bëjë këtë vlerësim për konstruktivitetin. Mu për këtë kemi diskutuar se si të arrijmë te vlerësimi pozitiv”, kishte thënë Lajçak./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika