Rohde për ndalimin e Radomiroviqit në Serbi: Kjo ngre dyshime për ngacmime politike

Pas arrestimit të drejtorit të Administratës së Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq, ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se kjo ngre dyshime për ngacmime politike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Administratës së Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se kjo ngre dyshime për ngacmime politike.

Sipas ambasadorit gjerman, pritet që të shqyrtohet ankesa zyrtare.

“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshime për ngacmime politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i bëri thirrje të dielën, siç e quajti ai, regjimit radikal të Serbisë, ta lirojë drejtorin e ri të komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, për të cilin tha se u arrestua më 9 shtator dhe po mbahet në Rashkë, jugperëndim të Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të shtunën vonë se politikani serb i Kosovës, Radimiroviq, u arrestua së bashku me të fejuarën e vet.

Nikolla është i biri i zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radimiroviq.

Rashiqi tha më 10 shtator në një konferencë për media në Prishtinë se “arsyeja për arrestimin e Nikollës është presioni ndaj Radoicas.”

“Guxoj të them se kjo është pjesë e metodologjisë së shantazheve”, theksoi Rashiq.

Radimiroviq u emërua drejtor i Administratës së komunës së Leposaviqit pas zgjedhjeve të prillit në katër komunat me shumicë serbe në veri, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë dhe të cilat u bojkotuan dhe u kundërshtuan nga serbët – duke çuar në tensionimin e gjendjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika