Rohde-Petkoviqit: Të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq duke i thënë se të gjitha marrëveshjet në Bruksel duhet të zbatohen

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj kryenegociatorit serb, Petar Pekoviq, i cili e kishte pyetur se përse Gjermania nuk ka bërë asgjë për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Rohde i ka thënë Petkoviqit se ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit.

“I nderuar zoti Petkoviq, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit kanë nevojë për zbatim. Për informacionin tuaj, unë kam deklaruar disa herë se krijimi Asociacionit duhet të trajtohet, vetëm së fundmi dhe publikisht në televizion në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Pernime”, takime bilaterale me qeverinë në baza të rregullta”, ka shkruar Rhode në Twitter.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petkoviq të enjten e katër gushtit e ka akuzuar ambasadorin Rohde duke thënë se “po flet të pavërteta në lidhje me reciprocitetin që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë”.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën. Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të Albin Kurtit të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, kishte shkruar Petkoviq.

Ndryshe, pak para mesnatës së një gushtit, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, kjo pasi në ditën që duhej të implemetohej ky vendim, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak.

Kjo shtyerje e vendimit erdhi pas një takimi të mbajtur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kërkesa e Hovenier ishte që të shtyhet vendimi për reciprocitet deri më 1 shtator për shkak të tensioneve në veri.

Ambasadori Hovenier kishte deklaruar se të dyja këto masa janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin në koordinim me akterët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika