Rohde viziton shtëpinë muze të masakrës në Poklek të Drenasit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vizituar sot shtëpinë muze të masakrës Poklek të Drenasit, ku është pritur nga Fadil Muqolli, të cilit forcat serbe ia kanë masakruar tërë familjen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vizituar sot shtëpinë muze të masakrës në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.

Ambasadorin Rohde e ka pritur Fadil Muqolli, të cilit forcat serbe gjatë luftës ia kanë masakruar të gjithë familjen.

“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörn Rohde, i shoqeruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi. Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë”, ka shkruar Muqolli.

Ai ka thënë se për ambasadorin gjerman ishte vizita e parë në Poklek, i cili gjithashtu kishte shprehur trishtimin e tij lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

“Për ambasadorin gjerman ishte hera e parë që viziton Poklekun, dhe shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishtë ndodhur në Poklek me 17 prill 1999, në anën tjetër, ne si familjar, të detyruar ta pranojmë këtë fakt, shprehem trishtimin dhe dëshpërimin tonë për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse”, ka shkruar Muqolli.

Kujtojmë që në këtë 17 prill, në 25 vjetorin e masakrës, pritet të funksionalizohet ky muze i cili është i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika