Me rezultat 1:0 ekipi i trajnerit Jose Mourinho është shpallur kampion i Ligës së Konferencës, apo sic njihet “Confference League”.
Golin e vetme të ndeshjes në minutën e 32 e shënoi mesfushori ofansiv i Romës, Zaniolo, i pas një asistimi të bashkëlojtarit të tij Mancini.
Ndeshja kryesisht ishte e dominuar me posedim të topit nga ekipi holandez Feynord, por që më konkret u treguan italianët.
Ndërkaq, edhe me goditje drejt portës holandezët ishin më të mirë, por kjo nuk i mjaftoi që ta humbiste lojën.
Një pasim nga Gianluca Mancini ka gjetur Nicolo Zaniolo i cili pranoi topin para se të shënonte në portën e holandezëve për rezultatin fitues 1-0.
Ndërsa, José Mourinho, trajneri portugez, është bërë personi i parë që ka fituar secilin nga Champions League, Europa League dhe Europa Conference League.
Incase you not watching tonight,this the highlight of Nicolas zaniolo goal in 32 minutes against feyenoord.#UECLfinal#RomaFeyenoord #Feyenoord #RomaFeyenoord pic.twitter.com/BT3Oj4eqTS
— Sportainment (@violencelord1) May 25, 2022
Me të filluar pjesa e dytë, holandezët e nisën në sulm total, duke krijuar disa raste të rrezikshme.
Tek ekipi, Roma ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili ka kompletuar ndeshjen.
Pastaj një rifillim i sakrificës dhe përpjekjes. Një sukses i pësuar por i merituar, edhe falë fatit me dy shtylla të goditura nga holandezët.
Fillimisht provoi Gernot Trauner, por goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer goditi Guss Til, por Rui Patricio bëri pritje të madhe.
Në minutën e 50-të, Feyenoord kishte edhe një tjetër rast të madh, kur Tyrell Malacia gjuan, por topi u prit nga Patricio dhe shkoi në shtyllë, duke mos ndryshuar rezultati.
Holandezët ishin më të mirë edhe në vazhdim, duke diktuar ritmin e ndeshjes dhe duke krijuar më shumë, por pa sukses.
Pesë ishin minutat shtesë, por që nuk sollën ndryshime në rezultat, duke i dhënë triumfin skuadrës italiane të Jose Mourinhos.
Jose Mourinho, i emocionuar drejton Romën drejt trofeut të parë evropian për 61 vjet. Pra AS Roma ka fituar titullin e parë të madh evropian në më shumë se 60 vjet.
Ndërkaq, Mourinho, ka festuar triumfin e tij të pestë evropianë në finalen e ‘Europa Conference League’ të mërkurën, duke shtuar një tjetër kapitull në karrierën e tij të historisë si menaxher.
Gjithashtu, Mourinho ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër, dhe se do të qendrojë në Roma.
“Ne bëmë histori sot, nuk kam dyshime, që do të qëndrojë si trajner i Roma”, ka deklaruar ai, raporton gazetari italian, transmeton Portali D.
José Mourinho: “I’m gonna turn down any proposal. I will stay here at Roma even if there are rumours. We made history today”. 🇵🇹 #ASRoma
“I have no doubts, I will continue as Roma manager”. pic.twitter.com/bjFspLg6Ag
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2022