Tashmë ka përfunduar me rezultat 2:2 pjesa e parë e miqësores së 11-shes nga dy ekipet saudite Al-Nasrr, Al-Hilal ndaj skuadrës franceze, Paris Saint-Germian.
Dy golat befasues për lojtarët e PSG-së u shënuan nga ylli portugez, Ronaldo, në minutën e 33-të dhe goli i dytë u shënua në kohën e minutave shtesë (45+6).
Goli i parë i tij u realizua me anë të penalltisë, ndërsa goli i dytë i barazimit erdhi pasi ai gjuajti me kokë fillimisht dhe qëlloi shtyllën.
Por, topi nuk u largua nga zona dhe u kthye nga ish-bashkëlojtari i tij, Ramosi, ku me pasim nga ai Ronaldo goditi rrjetën me të majtën.
Le doublé de Cristiano Ronaldo. 🐐
🎥 @beINSPORTS_TR pic.twitter.com/Y6G72h4d8D
— Actu Foot (@ActuFoot_) January 19, 2023
Ndërsa, Neymar humbi një penallti në minutën e tretë të kohës shtesë së pjesës së parë, dhe tre minuta më vonë, Ronaldo shënoi për rezultat 2:2.
Goli i parë i ndeshjes miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit, u shënua nga ylli argjentinas, Lionel Messi, në minutën e tretë.
Ronaldo është duke luajtur ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kundër kundërshtarit të tij më të madh, Lionel Messi, teksa PSG-ja përballet me Riyadh All-Stars.
Atij i është dashur të presë për paraqitjen e tij të parë që nga bashkimi me Al Nassr për shkak të një pezullimi nga FA gjatë ditëve të tij në Manchester United.