Ronaldo eliminohet nga Liga e Kampionëve të Azisë

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos u eliminua nga Liga e Kampionëve të Azisë në një humbje çerekfinale me penallti ndaj Al-Ain

Cristiano Ronaldo tregon zhgënjimin e tij gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatik kundër Al Ain në Al-Awwal Park në Riad më 11 mars 2024.

Cristiano Ronaldo dhe ekipi i tij Al- Nassr janë eliminuar nga Liga e Kampionëve e Azisë, duke humbur ndeshjen ndaj Al-Ain, që fitorja u vendos në penallti.

Pas një kohë të rregullt që përfundoi me rezultatin 3:2 për Al-Nassr dhe një fitore minimale 1:0 për Al-Ain në ndeshjen e parë, ekipet shënuan edhe një gol në shtesat e lojës.

Cristiano Ronaldo realizoi një penallti në minutën e 118-të, duke sjellë barazimin për të dërguar kështu ndeshjen në penallti.

Në serinë e penalltive, vetëm Ronaldo ishte i suksesshëm për Al-Nassr, ndërsa Al-Ain shënoi në të tri penalltitë e tyre, duke siguruar kështu një vend në gjysmëfinale të “Championsit” të Azisë.

Ndeshja ka lënë shumë përshtypje te tifozët, ndërsa Ronaldo tregoi vlerat e tij edhe në këtë sfidë të vështirë.

Për Al-Nassr, ky është një zhgënjim i madh, ndërsa Al-Ain vazhdon lojën e tyre në këtë garë prestigjioze.

Cristiano Ronaldo deri më tani ka shënuar 43 gola në 51 ndeshje për Al-Nassr.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika