Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë për klubin saudit kundër PSG-së.
Goli nga Ronaldo u shënua në minutën e 33-të nga vija e bardhë, me anë të penalltisë të cilën e fitoi vetë ai.
Tashmë ndeshja është duke shkuar baras me rezultat 1:1.
Ronaldo abim PSG ye acımıyor #Ronaldo pic.twitter.com/6aPF4xxioW
— Ömer Faruk Daşdemir (@merFarukDademi5) January 19, 2023
Ronaldo është duke luajtur ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kundër kundërshtarit të tij më të madh, Lionel Messi, teksa PSG-ja përballet me Riyadh All-Stars.
Atij i është dashur të presë për paraqitjen e tij të parë që nga bashkimi me Al Nassr për shkak të një pezullimi nga FA gjatë ditëve të tij në Manchester United.