Ronaldo mund t’i shuajë kritikat duke e fituar Kupën e Botës

E përditshmja spanjolle e sportit MARCA në një artikull ka shkruar se ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, mund t’i shuajë kritikat ndaj duke firuar Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo





Cristiano Ronaldo do të synojë të përdorë Kupën e Botës 2022 të Katarit si një shans për të rikthyer opinionin publik në favor të tij dhe ndoshta të bindë klubet e tjera që ta nënshkruajnë atë, shkruan e përditshmja spanjolle e sportit MARCA.

Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Manchester United

Koha e tij në Manchester United duket se po përfundon për herë të dytë pasi u publikua intervista e tij me Piers Morgan ku ai pretendoi se ndihej i tradhtuar nga klubi pasi ata po e detyronin të largohej .

Ai gjithashtu tha se nuk e respekton Erik ten Hag si trajner, diçka që me siguri do të thotë se ai nuk do të jetë në klub përtej afatit kalimtar të janarit.

Deri më tani, Cristiano ka vetëm tre gola dhe dy asistime, shifra shumë befasuese për golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit.

Prandaj, Kupa e Botës është një mundësi e mirë për portugezin që të rikuperojë nivelin e tij dhe të ketë një turne të madh që do t’i hapë dyert një ekipi të ri gjatë merkatos së ardhshme.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika