Ronaldo prezantohet si lojtar i “Al-Nassr” në Arabinë Saudite

Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Real Madrid, mbërriti në Arabinë Saudite të hënën në mbrëmje, ndërsa pasditen e së martës, ai u prezantua tek ekipi i Arabisë Saudite, në një stadium të stërmbushur me njerëz që brohoritnin emrin e yllit portugez

“Është kënqësi të jem këtu. E ndjej mirëserdhjen që mu bë mua dhe familjes time, dhe sigurisht që do të jap më të mirën time për ekipin”…”dua t’i bëj njerëzit të lumtur. Ky është synimi im”.

Kështu ka filluar prezantimin e tij, ylli portugez, Cristiano Ronaldo, para mijëra shikuesve në “Mrsool Park”, pas transferimit të tij në klubin e Arabisë Saudite.

Marrëveshja dyvjeçare e Ronaldos e bën atë futbollistin më të paguar në botë me Al-Nassr, i cili do të shpenzojë rreth 200 milionë dollarë në një përzierje pagash dhe marrëveshjesh komerciale për 37-vjeçarin.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Real Madrid, mbërriti në Arabinë Saudite të hënën në mbrëmje, dhe përfundoi testet mjekësore më herët këtë mëngjes, përpara prezantimit që po zhvillohet tani.

Është stadiumi “Mrsool Park”, ai i cili është stërmbushur me tifozë të tërë, në pritje për ta parë Ronaldon me fanellën e re të ekipit që do ta përfaqësojë. Klubi mori më shumë se 130 mijë kërkesa për bileta, ndonëse ai ka kapacitet prej 25 mijë ulsesh.

Krahas Ronaldos, në stadium është prezantuar edhe familja e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika