Cristiano Ronaldo do të luajë për klubin Al-Nassr të Arabisë Saudite, që nga 1 janari.
Kështu ka bërë të ditur gazeta spanjolle, “MARCA”.
Ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë, ku do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.
Ronaldo do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.
Portugezi i dha fund lidhjes me Manchester United, dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo ekip, dhe Al-Nassr ishte ai që shfaqi më shumë interes që në fillim.
Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të përballet me Zvicrën.
Al-Nassr është një prej skuadrave më të suksesshme në Arabinë Saudite, me nëntë tituj kampioni të fituar, të fundit në vitin 2019.