Ronaldo shënon golin e 700-të në karrierë për klube

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 700-të të klubit në karrierën e tij të shkëlqyer, goli i tij ishte në ndeshjen e Manchester United në Premier League kundër Everton

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 700-të në karrierën e klubit, teksa shënoi kundër Everton të dielën në mbrëmje, për klubin e tij Mnachester United.

Sulmuesi i Man United realizoi golin e tij të parë në Premier League këtë sezon, pasi kaloi në një pasim të shkëlqyer të Casemiro-s teksa dy ish-shokët e skuadrës së Real Madridit u lidhën.

Kështu, Ronaldo bëhet futbollisti i parë profesionist në histori që shënon 700 gola për klube.

Ndërsa, Manchester United e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1 ndaj Evertonit në sfidën që po luhet në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Alex Iwobi kishte shënuar golin e parë e takimit në minutën e pestë.

Por Djajtë e Kuq i barazuan shifrat me anë të Antony që realizoi në minutën e 15-të me një asistim të Anthony Martialit.

Francezi më pas pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 29-të, ndërsa në vend të tij u fut Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ia doli që në minutën e 44-të shënojë për të kryesuar me rezultat 2-1 për Unitedin, e që Casemiro ishte asistuesi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika