Cristiano Ronaldo ka deklaruar se planifikon të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare dhe gjithashtu ka pranuar se ky Botëror ndoshta do të jetë i fundit për të.
Portugezi, i cili mbush 38 vjeç në shkurt, ka shijuar një karrierë spektakolare që e ka parë atë të fitojë pesë Topa të Artë dhe të fitojë një mori trofesh me Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Portugali.
Për planet e tij të daljes në pension, Ronaldo në intervistë ekskluzive me Piers Morgan ka thënë se do të luaj edhe dy vjet, tre vjet më shumë.
“Pra, maksimumi dy ose tre vjet. Unë dua të përfundoj në 40. Unë mendoj se 40, do të jetë një moshë e mirë”, ka thënë Ronaldo.
“Por nuk e di, nuk e di të ardhmen. Ndonjëherë ju planifikoni një gjë për jetën tuaj dhe siç e kam thënë shumë herë, jeta është dinamike. Dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.
Në Katar Ronaldo do të luajë në finalen e tij të pestë të Kupës së Botës dhe ai është i sigurt për shanset e Portugalisë për të lënë shenjë këtë dimër.
“Është e vështirë të thuhet tani, sepse fokusi im është tani drejt Kupës së Botës. Është ndoshta Botërori im i fundit, sigurisht, Botërori im i pestë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç ju thashë më parë dhe do ta them përsëri, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, është shprehur ai.
“Dhe unë shpresoj se ata kanë qenë në anën time, edhe nëse jam kthyer, ose nëse nuk jam kthyer, ose nëse qëndroj apo çfarëdo tjetër. Askush nuk është perfekt. Episodet në jetën që kemi të gjithë janë pjesë e të qenit njerëzor, është pjesë e imja të jem njeri dhe baba gjithashtu. Unë gjithmonë do të bëj gabime”.
“Por nuk e di, është e vështirë të them tani se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, sepse fokusi im është për Kupën e Botës, për ekipin kombëtar të Portugalisë.”
I pyetur nëse ai do të jetë ende një lojtar i Manchester United nga 1 janari, ai ka thënë se është e vështirë të thuhet për momentin, sepse tani është i përqendruar në Kupën e Botës.
- Lojtarët e Man Utd duan që Ronaldo të largohet para përfundimit të Kupës së Botës
- Ronaldo zbulon se verën e kaluar ishte afër kalimit te City
Për shanset e Portugalisë për të fituar turneun, Ronaldo ka thënë se është shumë optimist. “Kemi një trajner fantastik, kemi një brez të mirë futbollistësh”.
“Mezi pres që ne të shkojmë në një Kupë Bote të mrekullueshme. Do të jetë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. Por gjithçka është e mundur. Por sigurisht që ne do të konkurrojmë”, ka thënë ai.
Gazetari e pyeti atë për një rast hipotetik në të cilin Argjentina dhe Portugalia përballen me njëra-tjetrën në finale të Kupës së Botës, dhe Messi shënon dy gola por edhe Ronaldo shënon tre gola, ai menjëherë pa hezituar ka thënë: “Unë po tërhiqem”.
Ronaldo dhe Messi po vijnë në Botërorin e tyre të pestë, ata janë dy nga lojtarët kryesorë që do të ndjekin në Katar, dhe të dy nuk kanë fituar ende një titull për kombet e tyre, kështu që ne do të mund t’i shohim ata në më të mirën e tyre dhe me shumë ambicie për të arritur luftën e tyre të vetëm të papërfunduar.