Ronela Hajati reagon ndaj kritikave për peshën

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka reaguar në rrjetin e saj në Instagram kundrejt mesazheve që i janë thënë për peshën.

Aktualisht, Hajati gjendet në Spanjë së bashku me ekipin e Radiotelevizionit Shqiptar për të promovuar këngën “Secret”, kënga e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë, dhe përveç se për ta jam “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka thënë Ronela, në Instastory.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenën e Eurovisionit në natën e parë gjysmëfinale më 10 maj, në Torino të Italisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika