Roth: BE-ja, t’i mbajë premtimet, Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave

Kosova akoma vazhdon të jetë vendi, ku qytetarët nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë, ndërsa, ish-ministri gjerman për Evropën i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që t’i mbajë premtimet dhe Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që t’i mbajë premtimet dhe Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Roth në një postim në rrjetin social, Twitter, shkruan se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen anash, pasi Rusia është duke destabilizuar këtë rajon.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lënë pas. Rusia është, gjithashtu, duke destabilizuar në këtë rajon. BE-ja më në fund duhet të mbajë premtimet e saj. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkruan ish- ministri gjerman për Evropën.

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, i cili është zhvilluar të enjten më 21 prill, debati ka qenë për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë.

Vasilis Maragos nga Komisioni Evropian ka shprehur mirënjohje për qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ai ka përshëndetur në veçanti edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën e donatorëve për Ukrainën.

Vasilis Maragos, shefi i njësisë së Bashkimit Evropian

Maragos ka paralajmëruar se Komisioni do ta ndihmojë Kosovën për t’u përballur me pasojat ekonomike. Në mënyrë të veçantë, Maragos ka përmendur nevojën për investime në sektorin e energjisë, duke e quajtur krizën e fundit të furnizimit me energji në Kosovë si alarm për t’u zgjuar nga gjumi.

Ndryshe, të premten në Kosovë ishte për vizitë zyrtare presidenti i Letonisë, Egils Levits.

Ai në konferencë për media të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Egils Levits presidenti i Letonisë, Vjosa Osmani presidentja e Kosovës, gjatë konferencës për media

“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare dhe forume, ku do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës”, ka thënë ai, transmeton RTV Dukagjini.

Ndërsa, sa i përket Bashkimit Evropian, ai është shprehur se Letonia është duke e mbështetur Kosovën, dhe se nuk ka pengesa që të mos jepet liberalizimi i vizave.

Levits ka shprehur mbështetje të plotë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si në Këshill të Evropës e në forume Të tjera.

“Ne kemi vërejtur që vitin e kaluar Kosova kishte progres në luftën ndaj korrupsionit. Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të kenë zhvillim më tutje”, ka shtuar Levits.

GIthashtu, gazetari gjerman Michael Martens ka deklaruar të premten e 22 prillit se Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës (KE).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika