Roth: E pakuptimtë që ShBA-ja të vendosë kushte shtesë për Kosovën në KiE, kjo qasje të ndalet

"Është krejtësisht e pakuptimtë që ShBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e ShBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht", ka deklaruar kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth

Michael Roth

Kryetari i Këshillit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova i ka edhe kushte për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE) si Asociacionin dhe disa shpronësime në veri të Kosovës.

Roth e ka cilësuar si të “pakuptimtë” që ShBA-ja të flasë për këtë gjë teksa ka thënë se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund.

Roth tutje ka thënë se Këshilli i Evropës vendos për anëtarësimin e Kosovës në KiE e jo ShBA-ja.

“Është krejtësisht e pakuptimtë që ShBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e ShBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit – jo ShBA-ja”, ka shkruar Roth në “X”.

Po ashtu edhe deputeti gjerman, Knut Abraham dje ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Abraham ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) për anëtarësimin e Kosovës vendos në mënyrë të pavarur, teksa ka shtuar se ShBA-ja s’do të pranohej për shkak të dënimit me vdekje.

Ndryshe, më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi gjatë mbledhjes së ekzekutivit se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Ndërkaq të premten, emisari amerikan, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaroi se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe ai për shpronësimet në veri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika