Gjykata Themelore Prishtinë ka cakuar një muaj paraburgim, ndaj të dyshuarve J.M, P.G, P.H dhe M.M për shkak se në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor.”
Ky rast ka ndodhur të dielën e 7 shtatorit, ku në mes të dyshuarve kishte ndodhur një përleshje në Zonën Industriale, në afërsi të një diskoteke.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datën 07.09.2024 rreth orës 03:37 në parkingun mbrapa Routte 66 në rrugën Dervish Çollaku – Zona Industriale në Prishtinë, pas një mosmarrveshje të atëçastshme brenda diskotekës me të dëmtuarin A.N, të pandehurit dalin para hyrjes së diskotekës dhe presin derisa i dëmtuari të dal jashtë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga diskoteka, katër të pandehurit e përcjellin dhe e godasin me mjete të forta (tulla) në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtyre goditjeve, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor,” thuhet në njoftim.