Rrahja e shqiptarëve në Mal të Zi, Dukaj: Nuk janë trajtuar në mënyrë të duhur

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, ka thënë se të rinjtë shqiptarë që u sulmuan në Mal të Zi, nuk janë trajtuar mirë - në aspektin shëndetësor, dhe për këtë çështje ka biseduar me ministrin malazez të Shëndetësisë

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë të shtunën, ka thënë se kjo ngjarje është zbardhur deri në një masë.

“Deri më tani janë sjellur para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazezë që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dukaj.

Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por, sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër.

Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve, që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në ndikim të drogërave dhe të alkoolit.

Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar, jo vetëm me policinë, por dhe me prokurorinë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministri i Administratës Publike në Mal të Zi.

“Sipas informacioneve që kam marrë, të rinjtë shqiptarë nuk janë trajtuar mirë në masë të duhur, dhe kjo nuk është fare mirë. Unë kam biseduar dhe me ministrin e Shëndetësisë për këtë çështje dhe më ka premtuar se do të marrë masa ndaj institucioneve relevante, konkretisht, institucioneve të Shëndetësisë”, ka thënë Dukaj.

Sipas raportimeve në medie, të rinjtë shqiptarë janë dhunuar pa arsye nga disa persona me veshje ushtarake.

Policia e Malit të Zi ka thënë se shkak i ngjarjes ka qenë një incident trafiku.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, i cili me anë të një postimi në platformën X, ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, ka shkruar Spajiq.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika