Rrahje e madhe fizike në ndeshjen e hendbollit, Trepça-Vushtrri

Tifozët e klubit të hendbollit Vushtrria sulmuan klubi Trepçën gjatë ndeshjes së tyre në Superligën A të Kosovës në hendboll. Trepça ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të japë shkollë hendbolli dhe edukatë

Një përleshje fizike ka ndodhur në ndeshjen mes Trepçës dhe Vushtrrisë në kuadër të xhiros së fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Ndërsa Klubi i Hendbolli Trepça, ka reaguar pas sulmit që ndodhi gjatë ndeshjes me Klubi i Hendbolli  Vushtrria duke e cilësuar si pabesë këtë veprim nga ana e tifozëve të Vushtrrisë.

“Shumë e shumë sulmin e ligë e të pabesë e kemi mbijetuar. Shumë e shumë do të mbijetojmë.E ju të pabesë që e keni hëngër bukën e klubit tonë, turpi ju mbuloftë”, ka thuhet në njoftimin e KH Trepçës.

“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të  kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit”, ka shtuar KH Trepça.

Më tutje ata kanë përfunduar duke thënë se “Trepça do të  vazhdojë të jap shkollë hendbolli e edukate. Dy ngjyra, një simbol TREPÇA”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika