Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes në një restorant në Suharekë në mes të disa personave.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë rreth orës 10:30, ku tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas hetimit të kryer, prokurori ka vendosur që pesë të dyshuar të mbahen në mbajtje, ndërsa një person është liruar duke iu nënshtruar procedurave të rregullta ligjore.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.