Rrahje mes nxënësve në Drenas – arrestohen dy të dyshuar, i treti në arrati

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar në Komunën e Drenasit, ndërsa një tjetër është në arrati

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në orën 08:00, ka pranuar informatë se në afërsi të shkollës së mesëm në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, ka ndodhur një rrahje mes nxënësve.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët, janë arrestuar, ndërkaq i treti është ende në arrati.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale Vrasje në tentativë’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“L. Q, mashkull i mitur, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe L. Q, mashkull i mitur, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për t’u proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika