Rrahmani: Është shqetësuese migrimi dhe rënia e natalitetit në vend

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen ka thënë se koalicioni i tyre do të angazhohet edhe për problemet e tjera me të cilat ballafaqohet shoqëria e Kosovës.

Ai ka thënë se problem tejet shqetësues është migrimi dhe rënia e natalitetit në vend.

”E para është rënia e natalitetit, në masën në sa ka ra është tejet shqetësuese. Përveç kësaj e kemi migrimin tepër të madh i cili vazhdon na mbas 10 viteve mundemi me mbet 800-900 mijë banorë, nuk ka me pas ma shumë’’.

”Nëse mbet në këtë numër të banorëve s’ki me pas as ekonomi, as shëndetësi, as zhvillim as arsim. Duhet me i pa mundësit se çka dhe qysh duhet me trajtu këtë çështje’’, ka thënë ai në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka thënë se tashmë në vend ka filluar kriza pasi që nuk ka në treg të punës kuadro dhe punëtorë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika