Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili tashmë është pjesë e Listës Familja për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit ka thënë se gjasat që kjo listë të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës janë reale.
”Gjasat janë reale, punën dhe angazhimin dhe takimet që janë të përditshme janë shumë shpresëdhënëse… është një mbështetje jashtëzakonisht shumë e madhe”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka thënë se angazhimi i ri politik ende pa u bë pjesë e parlamentit e ka fituar betejën, pasi që kanë arritur ta kthejnë pas doracakun për shkolla të MASHTI-t i cili u konsiderua me përmbajtje jo të përshtatshme edukative.
Ai ka thënë se të gjithë qytetarët i janë gëzuar kthimit pas të atij doracaku.
”..të gjithë qytetarët i janë gëzuar kthimit prapa të doracakut i cili ka pas për qëllim legjitimimin e pedofilisë dhe ngacmimit seksual nëpër shkollat e Kosovës’’, ka thënë ai.